LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i bëri kërkesë, Abramovich ndodhet në Bjellorusi për bisedimet mes dy vendeve që janë në luftë

Ukraina i bëri kërkesë, Abramovich ndodhet në Bjellorusi për bisedimet mes dy vendeve që janë në luftë

Roman Abramovich ditë më parë është larguar nga skuadra angleze Chelsea, duke ia dorëzuar fondacionit bamirës udhëheqjen e klubit.

Por pronari miliarder i klubit londinez ka marrë një mision shumë më të madh, pasi është duke u mundur të gjej një marrëveshje mes dy vendeve Ukrainës dhe Rusisë që janë në luftë.

Miliarderi ruso-izraelit Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës , si pjesë e një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në vazhdim, transmeton Telegrafi.


Mediumi izraelit The Jerusalem Post raporton se Abramovichit iu kërkua nga ukrainasit që të ndihmonte në mundësimin e bisedimeve dhe ai tanimë ka udhëtuar në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime mes palëve.

Delegacionet e dy shteteve kanë mbërritur në qytetin Gomel në Bjellorusi për të filluar bisedimet për një marrëveshje.

Nga ana tjetër Abramovich ka lidhje të ngushta me kominutetet hebreje në Ukrainë dhe Rusi. Gjithashtu pronari i Chelseat është një njeri shumë i besuar i presidentit rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori