LAJMI I FUNDIT:

Uka: Vendimi i ENQA-s hap i madh mbrapa në arsim

Uka: Vendimi i ENQA-s hap i madh mbrapa në arsim

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Fitim Uka e ka konsideruar hap të madh mbrapa për arsimin në Kosovë, vendimin e ENQA-s.

Uka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka qenë i paralajmëruar pas ndërhyrjeve politike që janë bërë në Këshillin e Cilësisë.

“E dini se pas ardhjes së qeverisë së kaluar është shkarkuar bordi i Këshillit të Cilësisë. Aty është parë që interesimi nuk ka qenë në favor të arsimit por punësimi i militantëve”.


Ai ka thënë se nuk ka pasur interesim që t’i jepet autonomi Këshillit të Cilësisë pasi anëtarët e rinj nuk kanë pasur kredibilitet, madje, sipas tij, “një anëtar nuk ka pasur as edhe një publikim të vetëm shkencorë”, përcjell Telegrafi.

Uka ka thënë se Kryeministri në largim ka ndërhyrë direkt në pavarësinë e Agjencisë për Akreditim.

“Nuk mund të presim diçka tjetër kur kemi ndërhyrje në institucione që do të duhej të ishin model i punës së pavarur”.

Kandidati për deputetë nga Vetëvendosje ka thënë se vendimi i ENQA do të ndikojë shumë keq në cilësinë e arsimit të lartë.

“Ne sado që do të akreditojmë programe të reja të studimeve, ato nuk do të njihen nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky është një hap i madh mbrapa”, tha Uka./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Kalo në kategori