LAJMI I FUNDIT:

Uk Lushi kërkon nga Veseli e Kurti që anëtarët e partive të tyre të ndalin sulmet me gjuhë të ndyrë e të ultë

Uk Lushi kërkon nga Veseli e Kurti që anëtarët e partive të tyre të ndalin sulmet me gjuhë të ndyrë e të ultë

Sipërmarrësi dhe isha-anëtari i UÇK-së – njëherësh aktivist i Lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë – përmes një postimi në Facebook ka shkruar nga krerët e PDK-së dhe të VV-së të ndalin akuzat me gjuhë denigruese.

“Nëse janë liderë të vërtetë, Kadri Veseli dhe Albin Kurti duhet urgjentisht të kërkojnë nga anëtarët e partive të veta të ndalin gjuhën e ndyer dhe sulmet e ulëta kundër njëri-tjetrit.

Politika dhe drejtësia nuk mund të bëhen me shpifje, sharje dhe ndërsim të langonjëve. Kushdo që ka vjedhur, bërë krime apo e abuzon shtetin duhet dhe do të hetohet dhe dënohet nga institucionet e shtetit, jo nga gjyqësia partiake.


Në kohën kur të gjithë në rajon po ripozicionohen për zhvillime shumë të rëndësishme, heshtja juaj kundër gjuhës urrejtëse dhe tensionuese ndërshqiptare në Kosovë, na shkakton shqetësim të gjithëve që duam popullin tonë dhe reflekton mungesë aftësie lidershipi nga ju.

Betejat politike duhet të bëhen me ide, projekte dhe oferta zgjidhjesh të problemeve dhe zgjedhësit jemi ne– të gjithë qytetarët, jo vetëm elektorati juaj.

Është lehtë të bihet në rrethin vicioz të sharjeve, fyerjeve dhe mërisë, por shumë vështirë të dilet nga ai. Mos u fshihni, por folni kundër çoroditjes së disa anëtarëve të partive tuaja, z. Veseli dhe z. Kurti” (sic.), ka shkruar Lushi.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori