LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 5° fair_night

Ujësjellësi në Mitrovicë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë detyrimet e papaguara para Vitit të Ri

Ujësjellësi në Mitrovicë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë detyrimet e papaguara para Vitit të Ri
KRU "Mitrovica"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë të gjitha detyrimet e papaguara para Vitit të Ri.

Ndërsa për konsumatorët që nuk kanë mundëssi financiare, KRU “Mitrovica” ka thënë se do t’iu ofrojnë mundësinë e pagesës së borgjit përmes kësteve mujore, shkruan Telegrafi.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të papaguara ndaj ujësjellësit, ti shlyejn ato sa më parë, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi financiare që ta bëjnë shlyerjen e tërësishme të borgjit para Vitit të Ri, të lajmrohen në zyrat tona me ç’rast do u ofrojmë mundësinë e pagesës së borgjit të tyre përmes kësteve mujore, respektivisht riprogramimit të borgjit”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se të gjithë konsumatorët të cilët bëjnë riprogramimin e borgjit para datës 31.12.2024 do të largohen nga lista e shkyçjes dhe nga lista për procedura përmbarimore.

“Pagesa e rregullt e faturave të ujit ndikon drejtëpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona ndaj jush”, thuhet tutje në njoftim.

KRU “Mitrovica” bën të ditur se pagesat e faturave  mund të bëhen në të gjitha pikat e arkëtimit të ujësjellësit në tërë rajonin e Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Magazina
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Kalo në kategori