UEFA me probleme të mëdha, në ‘Euro 2020’ shumë ndeshje janë të ndaluara – ndër vendet e prekura është edhe Kosova
UEFA ka probleme të mëdha për ndarjen e politikës dhe sportit, sepse në disa raste duhet të bëjë kompromise. Ndër vendet e prekura edhe Kosova.
“Unë e kam shikuar pak modelin e ndeshjeve”, deklaroi së fundmi trajneri i Gjermanisë Joachim Low, në pyetjen se çfarë mendon për shortin e garave në Kampionatin Evropian, që do të hidhet me 30 nëntor në Bukuresht. “Me ndihmën e dy-tre personave të tjerë, e kam kuptuar se si mund të zhvillohen gjërat”, shtoi ai.
Shorti për Kampionatin Evropian 2020 në futboll mund të jetë vërtet shumë i komplikuar. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me numrin e madh të nikoqirëve të këtij kampionati, sepse vetëm dy nikoqirë mund të jenë në të njëjtin grup.
Kampionati Evropian në futboll do të mbahet në 12 vende, ndërsa shtatë prej tyre janë kualifikuar deri tani. Në mars mund të kualifikohen edhe katër kombëtare të tjera, përmes kualifikimeve në Nations League. Vetëm Azerbajxhani i ka humbur shanset për kualifikim.
Por shorti do të jetë i komplikuar edhe për shkaqe politike, sepse UEFA do të hedhë short edhe disa vende, të cilat nuk kanë raporte të mira me vendet e tjera.
Kështu për shembull Ukraina nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Rusinë, për shkak të konflikteve të armatosura në këtë vend, që nga viti 2014. Ndeshjet e tjera “të ndaluara” mund të jenë ato të Kosovës, sepse në KE mund të kualifikohen edhe Kosova, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
UEFA pohon se aktuaisht ka gjashtë vende, të cilat nuk mund të ndeshen mes vete. Nuk mund të ndeshen Ukraina kundër Rusisë, Kosova kundër Serbisë, Bosnje-Hercegovinës apo Rusisë, Arminia dhe Azerbajxhani si dhe Spanja kundër Gjibraltarit. Me këtë “listë të zezë” po merret një komision i posaçëm prej pesë anëtarësh, në krye të të cilët është vetë presidenti i UEFA.
Dëmtimi i garave dhe siguria
Kritikët flasin për dëmtimin e garave dhe kritikojnë UEFA për përzierjen e politikës dhe sportit. “Siguria e publikut, lojtarëve dhe të gjithë pjesëmarrëve është e dorës së parë”, thonë autoritetet e UEFA, duke shtuar se me rëndësi është që të ruhet edhe kualiteti i garave.
“Ndonëse UEFA insiston për ndarjen e sportit dhe politikës, kjo organizatë po përpiqet të mbajë sa më larg që është e mundur disa kombëtare mes vete, për shkak se nuk është e mundur që të garantohet siguria.” Ndaj UEFA ka nevojë për një masë pragmatizmi, për të gjetur zgjidhjet e duhura, thotë profesori Jürgen Mittag, në një bisedë me Deutsche Wellen. Eksperti nga Shkolla e Lartë Sportive në Këln thotë se “UEFA sikur edhe FIFA dhe Komiteti Olimpik, po përpiqen të evitojnë influencën e madhe politike në manifestimet e mëdha”. Por këto organizata e kanë të qartë, se nuk mund të evitohet tërësisht rëndësia politike. UEFA por përpiqet të bëjë një lloj balanci.
Pragmatizmi
Një përfaqësues i UEFA-s mendonte para pesë vitesh se edhe ndeshja Shqipëri-Serbi duhet të futej në listën e ndeshjeve të ndaluara. Tri elemente janë vendimtare, sipas mendimit të UEFA: A kanë vendet raporte normale diplomatike? A janë në konflikt ushtarak mes vete? Dhe a ka kërkuar ndonjëra federatë që të mos luajë kundër kombëtares së një vendi tjetër? Profesori Mittag thotë se “maksima kryesore është pragmatizmi, sepse atje ku është e mundur, duhet të mënjanohet rreziku i një konflikti edhe më të madh”. Por jo të gjitha përpjekjet rezultojnë me sukses.
Kohëra komplekse
Në kohën e Luftës së Ftohtë, thotë Mittag, UEFA ka qenë “si një lloj ndërtuesi urash” mes vendeve dhe ekipeve me ideologji të ndryshme. UEFA ka bashkëpunuar në komisione me të dy blloqet.
Por tani raportet janë shumë më komplekse. “Sot ka më shumë kombëtare që nuk mund të luajnë mes vete. Ndërsa ndeshjet si ajo Bullgari – Angli [tek rezultati 6:0 për Anglinë, ndeshja është ndërprerë në Sofje disa herë për shkak të ofendimeve racore të publikut bullgar ndaj lojtarëve me ngjyrë] tregojnë se federatat janë nën presion. Raportet shumë më të komplikuara janë mes vendeve, të cilat nuk njihen mes vete. Ndaj UEFA gjendet para një dileme shumë të madhe – çfarë duhet të lejohet e çfarë jo. Ndaj UEFA duhet të shikojë me shumë vëmendje, se cilat ndeshje mund të mbahen.
Në KE 2020 do të ketë ndeshje shumë të komplikuara për shkak të raporteve politike dhe konflikteve ushtarake. Në mesin e këtyre vendeve do të jetë edhe Kosova – nëse kualifikohet në mars, pas ndeshjes me Maqedoninë e Veirut dhe më pas Gjeorgjisë apo Bjellorusisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?
Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim
Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri