Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka treguar dorën e hekurt të tyre ndaj Kombëtares së Hungarisë.

UEFA ka përfunduar hetimet për akuzat për diskriminim ndaj Hungarisë, në tre ndeshjet e saj në Euro 2020, konkretisht përballë Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë, teksa në fund ka reaguar me dorë të ashpër ndaj njërit prej vendeve pritëse të Evropianit.


Kështu Federata Hungareze e Futbollit është dënuar me zhvillimin e tre ndeshjeve zyrtare të UEFA-s, pa praninë e tifozëve, nga të cilat dy do të shlyhen menjëherë në ndeshjet e radhës eliminatore dhe e treta do të lihet pezull për një afat dy vjeçar.

pubblico puskas arena ungheria

Gjithashtu Federata Hungareze është dënuar edhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të shfaqur në dy ndeshjet pa tifozë, një banderolë ku të shkruhet “Equal Game”, bashkë me logon e UEFA-s.

Sipas kalendarit, Hungaria do të duhet të presë me stadiumin e boshatisur Anglinë mbrëmjen e 2 shtatorit në “Puskas Arena” dhe Andorrën më 8 shtator, të dyja këto ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022.

f17d12c2 bd75 4d77 aee2 b4a4f34a41b8 large AP21170544084159

Ndeshja e tretë është pikërisht ajo me Shqipërinë më 9 tetor, por në këtë takim tifozët hungarezë do të kenë mundësi të rikthehen në shkallët e stadiumit, pasi dënimi do të pezullohet me kusht për dy vite. /Telegrafi/

telegrafi sport app