Ajo që më bëri përshtypje të madhe ishte përkushtimi deri në dashuri i Lorikut për arkeologjinë shqiptare. Dua t’i tregoj botës se shqiptarët janë autoktonë dhe kanë një civilizim të lashtë, shprehet Loriku, i cili më tregon tatuazhin, ku shihet mbrojtësja ilire e vizatuar!
Shkruan: Shaqir Foniqi
Kam bërë tridhjetë vjet që punoj gazetar dhe është hera e parë që shkruaj për një sportist (futbollist), ndonëse jam adhurues i zjarrtë i sportit, veçanërisht i futbollit profesionist. Mbase duhej pritur çasti (mbreti i botës) dhe ai befas erdhi, gati padiktueshëm dhe kur nuk e prisja.
Më rastisi të udhëtoj në një kupe me futbollistin e kalibrit evropian, anëtarin e rregullt të Sanderlendit të Anglise dhe të Kombëtares sonë, Lorik Cana. Derisa po udhëtonim (në qiell) me aeroplan, më bëhej se në qiellin e trazuar po udhëtoja me një yll të qetë dhe modest e fjalëmbël.
Gjatë dyzet minutave rrugë qiellore, biseduam për futbollin dhe shume tema interesante.
Modest, simpatik, i dashur dhe komunikativ, Lorik Cana tregon për hapat e parë në futboll dhe suksesin e tij në masë të madhe ia dedikon babait të tij, ish futbollistit të njohur te Prishtinës, Agim Cana, por edhe nënës dhe dy motrave të tij, të cilat vazhdimisht i janë gjetur pranë dhe e kanë mbushur me vetëbesim dhe siguri.
Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje të madhe ishte përkushtimi deri në dashuri i Lorikut për arkeologjinë shqiptare! Madje, Loriku theksoi se pas përfundimit të karrierës si futbollist do të merret intensivisht me arkeologji dhe nxori nga çanta sportive librin e Avni K. Këpuskës "Qenësia e territorit dhe e kufijve etnike autoktone të Kosovës" (etnologjia e popullit shqiptar që nga lashtësia iliro-dardane e Kosovës e deri
në ditët e sotme).
Dua t’i tregoj botës se shqiptarët janë autoktonë dhe kanë një civilizim të lashtë, shprehet Loriku (emrin ia ka vënë xhaxhai, historiani i njohur, Prof. Zekeria Cana), i cili më tregon tatuazhin, ku shihet mbrojtësja ilire prej çeliku. Për këtë edhe Loriku m’u duk se ishte zemër çeliku. Për të bërë pak shaka në qiell, iu drejtova Lorikut me këto fjalë: "Lorik a po e sheh se ende jemi në qiellin shumë të trazur, të zbresin në tokë dhe pastaj bisedojmë për nëntokën, arkeologjinë. Loriku, zemër çeliku, si virtuoz që është, tha se të gjithë do të përfundojmë në nëntokë herët a vonë dhe pastaj bëhemi vlerë arkeologjike…
Biseduam edhe artin e futbollit, për shikuesit e shumtë, fansat, paratë, femrat dhe, Loriku për të gjitha kishte përgjigje konkretë.
I saktë dhe bindës, transparent dhe i çiltër, Loriku tregonte se dëshiron të martohet me një shqiptare nga Kosova, se është i lumtur që mbron ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, se është mjaft humanist, duke ndihmuar njerëzit në nevojë, se nuk është i ashpër në fushë, por është mbrojtës dhe detyra e tij është të pengojë, ndalojë kundërshtarin, pastaj për planet si dhe për karrierën e filluar në Paris Sen Zhermen, pastaj kalimi i tij në Marseje dhe së fundi në Sanderlend, duke u bërë lojtari më i paguar shqiptar.
Loriku flet me admirim edhe për kolegët e tij, pastaj për harmoninë në kombëtaren e Shqipërisë, për kohën e lirë dhe për dashurinë ndaj atdheut, Kosovës dhe familjes së tij. Ai, kujtoi edhe fëmijërinë, ku, qysh në moshën katër vjeçare, kishte rrokullisur për herë të parë topin në tepihun e gjelbër të stadiumit të Prishtinës.
Për këtë i jam mirënjohës babait, i cili më ka qëndruar pranë dhe më ka dhënë vullnet, forcë, dashuri për lojën magjike, sikurse është futbolli. ‘Puno shumë’, më thoshte babi se të (sh)paguhet dhe ashtu ndodhi. Punëtori ia merr me zor…fatin…dhe për këtë jam bindur shumë herë! Në saje të familjes kam përballuar shumë sfida gjatë jetës sime.
Në fëmijëri kam mësuar artin e të lexuarit dhe të shkruarit, por edhe faktin se duhet vetë të arrish suksese. Gëzohem kur i blej mamit dhuratë, nuk arrij ta rezistoj kuzhinën tonë tradicionale, pi shumë ujë, kam shumë miq, e ngas shumë veturën, jam pak inatçor, natyrisht pozitivisht, më pëlqen filmi, Gladiatori, Tomi e Xheri.
Për çudi, aeroplani, atë ditë kishte shumë turbulenca dhe kjo Lorikut nuk i krijonte bezdi, meqë udhëtimin me aeroplan e kishte, të thuash, përditshmëri, ndërkohë që unë, të jem i sinqertë, nganjëherë e humbja përqendrimin dhe fillin e bisedës.
Udhëtimi në qiell me një yll të futbollit – Lorik Canën mbaroi. Zbritëm në Rinas, ku këmbyem vizitkartat, kurse unë u përshëndeta dhe i urova fitore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë