Rëndësia e madhe e sigurisë së informacioneve në botën digjitale është vërtetuar, prandaj edhe ndikimi i saj po rritet me shpejtësi të madhe. Duke i kushtuar kujdes të veçantë zhvillimit dhe përmirësimit të kësaj fushe, Qendra për Siguri dhe Privatësi dhe UBT do të organizojnë për herë të dytë konferencën më të madhe ndërkombëtare për siguri kibernetike dhe privatësi, qëllimi i së cilës është zhvillimi e një plan projekti, si dhe ngritja e fushatave ndërgjegjësuese mbi rolin dhe rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave.
Konferenca do të mbahet më 2-4 shkurt 2017, në ambientet e hotelit Emerald në Prishtinë, ku janë ftuar ekspertë me ndikim nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe kompani të ndryshme telekomunikacioni, agjenci të shumta kombëtare, përfaqësues nga CERT-et kombëtare, si dhe prokurorë për trajtimin e krimeve kibernetike nga vendet e rajonit.
Gjatë tri ditëve të konferencës do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me sigurinë e të dhënave dhe ligjin, për sfidat dhe zgjidhjet e problemeve të sigurisë kibernetike, për reduktimin e akteve terroriste përmes përgjimeve të ligjshme, për ndërgjegjësimin mbi sigurinë, për privatësinë dhe të drejtat e mediave etj.
Për këto çështje do të flasin mbi 30 folës vendorë e ndërkombëtarë, që i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit, zyrtarë shtetërorë, figura të njohura të botës së televizionit dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, si: FACEBOOK, GOOGLE, MICROSOFT, HP, ETSI,RSA, CISCO etj., teksa prezantimet do të jenë të ndara në tri sesione.
Krahas kësaj, në ditën e parë të këtij organizimi, paralel me konferencën, do të zhvillohet edhe punëtoria e dytë, e titulluar “Dita kur hakimi është legal III”, me ç’rast hakerët për tetë orë do të mundohen të gjejnë viruset dhe zbrazësitë nëpër faqet e internetit, të cilat janë krijuar për këtë qëllim.
Si rezultat i kësaj, tash e disa ditë ka filluar organizimi i punëtorive në dhjetëra universitete publike dhe kolegje private, ku do të formohen grupe të hakëreve, që do të prezantojnë universitetet përkatëse në aktivitet.
Vlerësimi online dhe transparent i garuesve do të bëhet nga profesionistë të kësaj fushe, në mesin e të cilëve do të jenë edhe disa prej hakerëve, të cilët renditen në pesëshen më të mirë të botës, teksa i tërë procesi do të zhvillohet në një platformë transparente, e monitoruar dhe e mbështetur edhe nga kompania FindBUG.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?
“Sync” i Chrome do të ndalojë së funksionuari nëse shfletuesi juaj është i papërditësuar
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale