Futbollisti i njohur dhe reprezentuesi kosovar Lirim Kastrati, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit. 

Kastrati ka ndarë me publikun disa rrëfime të padëgjuara më parë, ku ndër të tjerash ka treguar edhe për transferimin e tij në Kroaci, i cili u mundësua nga një video e publikuar në YouTube. 


“E kam bërë një video, videoja e parë që e kam incizuar veten duke luajtur edhe në atë ndeshje për fat të mirë kam shënuar tre gola dhe vëllau im e ka publikuar atë video në YouTube”. 

“Pastaj kanë filluar të kontaktojnë shumë menaxherë dhe kush më kontaktonte i thoja po, për çdo klub thoja po vetëm ma dërgoni vizën”.

"Dhe pastaj më ka kontaktuar menaxheri im dhe më ka thënë e kemi një ofertë nga Dinamo Zagrebi. Po ta dërgoj vizën dhe për dy ditë ka ardhur në Kosovë, jemi takuar dhe pastaj shkova", ka thënë ndër të tjerash Kastrati.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app