LAJMI I FUNDIT:

U shkurorëzuan 40 vite më parë, çifti rimartohet përsëri (Foto)

U shkurorëzuan 40 vite më parë, çifti rimartohet përsëri (Foto)

Një çift është shkurorëzuar 40 vite më parë, por mesa duket dashuria e tyre për njëri-tjetrin nuk u shua kurrë.

Charlie dhe Audrey Hailes, 88 dhe 83 vjeç, u rimartuan javën e kaluar pas katër dekadash ndarje.

Çifti u martua në The Manor Gatehouse në Dartford të mërkurën (10 tetor), duke ndarë ditën e veçantë me gjashtë fëmijët e tyre.


Sigurisht që nuk ishte një udhëtim i lehtë për të arritur në atë pikë.

Ata u takuan për herë të parë në një sallë vallëzimi në Peckham në vitin 1955, para se të martoheshin dhe të nisnin një familje.

Por u shkurorëzuan në vitin 1978. Fëmijët e vegjël u ndanë mes prindërve, ndërsa më të rritur nisën të krijonin familjet e tyre.

Djali i tyre i madh Ian, 47-vjeç, tha se ishte një ‘gabim’ i babait të tij që i dha fund martesës, pasi e ëma nuk ia fali.

Asnjëri prej të dyve nuk ishte i lumtur pas ndarjes dhe ishte diçka që fëmijët e tyre e vunë re. Ndaj pas vdekjes së bashkëshortit të dytë të Audrey, fëmijët ndërhynë për ti ribashkuar.

“Ne i thamë babai që nuk ishte i lumtur dhe pse të mos jetonte me nënën”, rrëfeu Ian.

Dhe çifti ra dakord për tu rimartuar.

“Ishte një ditë e mrekullueshme,”-shtoi 47-vjeçari. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Kalo në kategori