LAJMI I FUNDIT:

U shkarkua nga pozita e ambasadorit në Shkup, Gjergj Dedaj: Nuk largohem pa përfunduar mandatin

U shkarkua nga pozita e ambasadorit në Shkup, Gjergj Dedaj: Nuk largohem pa përfunduar mandatin

Të mërkurën është shkarkuar diplomati Gjergj Dedaj nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, sipas tij shkarkimi është bërë pa asnjë arsye dhe vetëm për hakmarrje politike.

Në një intervistë për gazetën Lajm në Maqedoni, Dedaj ka thënë se nuk do të tërhiqet lehtë nga zyrat e Ambasadës së Kosovës në Shkup pa përfunduar mandatin e tij.

“Janë disa kushte kur ambasadori mund të shkarkohet. Unë gëzoj respektin e shtetit pritës. Nuk jam i sëmurë. Nuk kamë bërë ndonjë skandal. Duhet të ketë ndonjë arsye për kthimin tim. Kush janë këta njerëz që më shkarkojnë në mes të mandatit”.


Dedaj premton mosrespektim të vendimeve institucionale.

“Unë nuk do të lirojë zyrat me lehtësi. Nuk e lëshoj as mandatin tim. Unë kam marrë mandat katërvjeçarë. Unë nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam asnjë vërejtje. Unë do të mendoj shumë seriozisht këtë vendim që është krim ndaj integritetit tim”.

Ndërkohë, dje Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.

“Për këtë befasi jo të këndshme jam njoftuar edhe zyrtarisht. Ky është një vendim arbitrar, tendencioz, skandaloz i presidentes Osmani me të cilin ka shkarkuar shumicën e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë. Kosova nuk e ka këtë komoditet për të bërë të tilla eksperimente për hakmarrje politike”.

“Kosova dhe institucionet e saj do të duhej të merreshin në radhë të parë me pandeminë, njerëzit po vdesin, Kosova ka më së paku ose fare vaksina të kontraktuara dhe të blera. Gjendja është alarmante. Ka krim, ka vrasje, pothuajse çdo ditë. Institucionet e Kosovës duhet të merren me këto gjëra, me fatin e qytetarëve të Kosovës”.

“Por, edhe në aspektin diplomatik, Kosova dhe liderët, në këtë rast edhe presidentja edhe ministrja e jashtme, do të duhej të merreshin me arritjen e njohjeve të reja të Republikës së Kosovës sepse janë edhe 5 vende brenda Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën. Në vend që të merren me problemet kryesore, esenciale të shtetit të Kosovës, ata merren me shkarkime jo vetëm të ambasadorëve. Por, si lajm dhe sukses të tyre e marrin një punë kur e kanë shkarkuar apo dëmtuar ndokënd, e në fakt duhet të jetë e kundërta”.

“Ne dëshirojmë të dëgjojmë se është hapur një Ambasadë e re, është caktuar një ambasador i ri, është bërë një mision i ri diplomatik apo se Kosova aplikon për anëtarësim në UNESCO, OKB, në Interpol. Këto do të ishin suksese me të cilat do të duhet të merreshin liderët e institucioneve të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Dedaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori