LAJMI I FUNDIT:

U raportua për rrahje në Ministrinë e Mjedisit, Ilir Morina mohon të ketë pasur përleshje fizike me Fatmir Morinën

U raportua për rrahje në Ministrinë e Mjedisit, Ilir Morina mohon të ketë pasur përleshje fizike me Fatmir Morinën

Në media është raportuar se në Ministrinë e Ambientit, janë përfshirë në një zënkë fizike kryeshefi i i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina bashkë me Fatmir Morinën që është drejtor i drejtorisë së Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Mirëpo ndaj këtij lajmi ka reaguar krye-shefi i i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina i cili ka thënë se nuk ka pasur asnjë zënkë me të lartë cekurin Fatmir Morinën.

Në një përgjigje dhënë Telegrafit, ai ka thënë se është i habitur se nga kanë dalë këto lajme.


“Nuk ka asgjë të vërtetë. Tani jam duke pirë limonadë me Fatmirin. Nuk e di nga kanë dalë këto lajme. Ne dje e kemi pasur një takim për një plan i cili ka qenë shumë konstruktiv. Kemi qenë në takim pesë persona por nuk ka pasur as përleshje verbale. Ne punojmë bashkë çdo ditë, kemi telashe të shumta në punë por, nuk kemi pasur as një konflikt sepse aty nuk kemi tokë të babës me nda. Po ashtu edhe Ministri na thirri , dhe edhe ai është i befasuar për këtë. Ky është spekulim”, ka thënë ai.

Morina madje në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një fotografi ku shihet i shoqëruar me Fatmir Morinën.

“Një limonadë me drejtorin e parkut. Lajmi i shpërndarë në portale i pa vërtetë! Lajmi është një spekulim”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Kalo në kategori