LAJMI I FUNDIT:

U raportua për përleshje në LDK-në e Podujevës, flet Mustafa

U raportua për përleshje në LDK-në e Podujevës, flet Mustafa

Pas përleshjeve në shumë degë të tjera të Kosovës, sot edhe në qytetin e Podujevës, ka pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në shkollën që mban emrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, ka pasur përleshje para se të fillonte procesi zgjedhor.

Si pasojë e kësaj përleshje të gjithë të pranishmit u detyruan që të largoheshin nga kjo sallë vetëm pak minuta pasi filloi procesi i zgjedhjeve.


Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë për lajmi.net, se kjo nuk ka qenë përleshje fizike, por thjeshtë përleshje verbale dhe se aktualisht çdo gjë është duke shkuar në rregull.

“Së pari nuk ka asnjë përleshje. E dyta me aq informacione që kam, ka qenë një fjalosje mes dy personash aty dhe pas kësaj janë çuar të gjithë dhe kanë dalë jashtë dhe e kanë tejkaluar shumë shpejtë atë dhe më pas janë kthyer dhe kanë vazhduar të votojnë me votim të fshehtë kryetarin e nëndegës, kryesinë dhe delegatët”, ka treguar Mustafa.

Zgjedhjet e brendshme në LDK - tensione edhe në Podujevë
Lexo po ashtu Zgjedhjet e brendshme në LDK - tensione edhe në Podujevë

Ai ka thënë se aktualisht në Podujevë është duke u bërë numërimi i votave.

“Për momentin janë duke i numëruar votat. Do me thanë po e përsëris edhe një herë, ka qenë një përleshje verbale shumë e shkurtër dhe ka përfunduar me kaq”, ka deklaruar Mustafa.

Vlen të theksohet se procesi zgjedhor i LDK-së, që nga fillimi i tij është përballur me tensione e përleshje, madje në një nëndegë në Prishtinë ka pasur edhe përleshje fizike, ku janë përdorur edhe karriget.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori