U bë për spital paradite, klubi anglez e shkarkon pasdite trajnerin e njohur Roy Hodgson dhe gjen zëvendësuesin e tij

Roy Hodgson, trajneri 76-vjeçar, u sëmur gjatë seancës stërvitore të Crystal Palace të enjten, njoftoi klubi i Ligës Premier dhe strategu u shtrua në spital.
Pas analizave, mediat britanike dhe klubi njoftuan se gjendja e tij ishte stabile.
Për shkak të kësaj, si dhe rezultateve më të dobëta të klubit këtë sezon, shumë media shkruajnë se Hodgson është shkarkuar.
Ai u pasua nga 49-vjeçari austriak Oliver Glasner, i cili për herë të fundit ka punuar në Eintracht Frankfurt dhe më parë ka punuar në Ried, LASK dhe Wolfsburg.
Me Eintracht, Glasner fitoi edhe Ligën e Evropës në sezonin 2022/23.
Në karrierën e tij të gjatë si trajner, e cila filloi në 1976, Hodgson drejtoi shumë klube. Ai ka qenë gjithashtu trajner i Anglisë dhe Finlandës dhe ka punuar në Crystal Palace në dy raste, nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe nga viti 2023 e deri më sot.
Crystal Palace aktualisht ndodhet në vendin e 15-të në tabelën e Ligën Premier, pesë pikë mbi zonën e rënies. /Telegrafi/



































