LAJMI I FUNDIT:

U mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë në kuadër të kryesimit të RMV-së me PBEJL-në, 13 vende pjesëmarrëse

U mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë në kuadër të kryesimit të RMV-së me PBEJL-në, 13 vende pjesëmarrëse

Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në kuadër të kryesimit të RMV-së me Iniciativën.

Nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”, Maqedonia e Veriut kryeson me Iniciativën në periudhën korrik 2023 – fundi i qershorit 2024.

Në takim, përveç përfaqësuesve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Proces, morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe të Bashkimit Evropian.


“Në takim u prezantuan prioritetet dhe kalendari i ngjarjeve të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me PBEJL-në, përmes të cilave vendi ynë kontribuon në avancimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore”.

“Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime edhe për çështje aktuale me interes për rajonin dhe ndikimin e tyre në bashkëpunimin rajonal, si dhe për mbështetjen e integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në Proces”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Iniciativa përfshin gjithsej 13 vende nga rajoni i Evropës Juglindore. Përveç Maqedonisë së Veriut, marrin pjesë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Kosova, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrëse në Proces që nga themelimi i tij, dhe ky është kryesimi ynë i tretë pas atyre të viteve 2000-2001 dhe 2012-2013.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori