LAJMI I FUNDIT:

U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

Barcelona ka marrë një lajm pozitiv sa i përket gjendjes shëndetësore të Ronald Araujos pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Sevillës. 

Blaugranasit e shfrytëzuan mundësinë e tyre pas barazimit me rezultat 1-1 në vikend në derbin e Madridit. 

Ekipi i Hansi Flick tani është vetëm një pikë mbrapa vendit të dytë Atletico Madridit dhe dy mbrapa liderit Real Madridit pas 23 ndeshjeve të luajtura. 


Katër gola të shënuar siguruan një tjetër fitore me dominim të Barcelonës kjo falë formës fantastike të Robert Lewandowskit dhe Raphinhas. 

Sidoqoftë, udhëtimi në ‘Estadio Ramon Sanchez Pizjuan’ nuk ishte aq i mirë për Flick, me Fermin Lopez që u ndëshkua me karton të kuq dhe Ronald Araujo pësoi një lëndim të hershëm. 

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier
Lexo po ashtu Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Shqetësimet mbi gjendjen e Araujos u adresuan menjëherë nga Flick pas përfundimit të ndeshjes dhe ai konfirmoi se uruguaiani do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore në ditët në vazhdim për të mësuar shkallën e lëndimit. 

“Ne po presim rezultatet e testeve dhe shpresojmë se nuk është shumë serioze. Kjo është çfarë duket për momentin”, ka thënë Flick. 

Shenjat e para paralajmërojnë se Araujo do të mbetet për pak kohë jashtë fushave dhe me gjasë nuk do të luajë ndaj Rayo Vallecanos më 17 shkurt./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori