U fol për golin nga gjuajtja e lirë, por jo edhe asistimin maestral - Messi nxori nga loja pesë lojtarë tek pasimi për Vidalin

Lionel Messi prodhoi një asistim të klasit botëror për golin e Arturo Vidalit ndaj Real Valadollidit në fitoren 5-1 të katalunasve.
Kampionët e La Ligës morën epërsinë herët në Camp Nou kur Messi kaloi topin në zonë dhe Clement Lenglet shënoi për 1-0.
Superylli 32-vjeçar argjentinas u rrit në vazhdimin e lojës kur gjetën edhe golin e dytë ndaj Valadollidit.
Kapiteni i Barcelonës dërgoi topin në zonë dhe nxori nga loja pesë lojtarë të Valladolidit, për të asistuar Vidalin, i cili shënoi për 2-0.
Ky asistim i argjentinasit erdhi në minutën e 29-të të ndeshjes.
Asistimi maestral i pesë herë fituesit të Topit të Artë bëri që tifozët në mediat sociale të mbushen lavdërime për Messin.
Kjo nuk ishte e tëra, pasi Messi më vonë shënoi edhe një supergol nga goditja e dënimit dhe një gol tjetër të bukur në vazhdim. /Telegrafi/
https://twitter.com/PilotPaddy1993/status/1189295315289071618
https://twitter.com/closreyes10/status/1189300192316706816





































