Boksieri i njohur nga Shqipëria, Florian Marku, ditë më parë u bë baba për të parën herë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Eirini Konomi, u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Matin.


Derisa ditën e sotme (e hënë), ai ka përshkruar ndjesinë e të qenit prind duke thënë se është ‘ndjenja më e bukur në botë’.

“Ndjenja më e bukur në botë duke mbajtur në krahë djalin tim”, kanë qenë fjalët e Markut.

Urimet nga miqtë e ndjekësit në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, duke i uruar foshnjës shëndet e jetë të lumtur.

Screenshot 6 7 Foto: Screenshot/Instagram

Noizy, Stresi, Armando Sadiku, Eros Grezda, kanë qenë vetëm disa nga fytyrat publike që e uruan publikisht për lindjen e të birit.

Boksieri vetëm dy javë më parë fitoi ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë. /Telegrafi/