Tyron Woodley ka konfirmuar se ka pësuar frakturë në brinjë gjatë disfatës nga Colby Covington.

38-vjeçari i humbi të pesë raundet nga rivali i tij në kuadër të UFC Apex gjatë fundjavës që lamë pas në Las Vegas.


Ai vërehej edhe gjatë meçit se kishte dhimbje të dukshme, ndërsa momenti agonizues erdhi në raundin e pestë.

Tyron Woodley 1 (Foto: Chris Unger/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Woodley është dëgjuar duke thënë se e ka lënduar brinjën, ndërsa ka qëndruar i shtrirë, teksa zyrtarët i janë afruar për ta ndihmuar.

brinja (Foto: ESPN MMA)

Në një prononcim për ESPN, ylli i MMA ka pranuar lëndimin duke thënë se ka qenë dhimbja më e madhe që ka përjetuar ndonjëherë.

Për më shumë, është publikuar edhe imazhi i rëntgenit të Woodleyt që tregon brinjën e thyer. /Telegrafi/

telegrafi sport app