LAJMI I FUNDIT:

Twitter është hakuar, 200 milionë adresa e-mail përdoruesish janë rrjedhur, thotë studiuesi

Twitter është hakuar, 200 milionë adresa e-mail përdoruesish janë rrjedhur, thotë studiuesi

Hakerët vodhën adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitter dhe i postuan në një forum hakerimi në internet, tha një studiues i sigurisë të mërkurën.

Shkelja ‘për fat të keq do të çojë në shumë hakerime, phishin dhe doxxing’, shkroi Alon Gal, bashkëthemelues i firmës izraelite të monitorimit të sigurisë kibernetike Hudson Rock, në LinkedIn. Ai e quajti atë “një nga rrjedhjet më të rëndësishme që kam parë”, transmeton Telegrafi.

Twitter nuk e ka komentuar raportin, për të cilin Gal postoi fillimisht në mediat sociale më 24 dhjetor, as nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me shkeljen që nga ajo datë. Nuk ishte e qartë se çfarë veprimi, nëse ka marrë Twitter për të hetuar ose korrigjuar çështjen.

Reuters nuk mundi në mënyrë të pavarur të verifikonte se të dhënat në forum ishin autentike dhe vinin nga Twitter. Imazhet me screenshot e forumit të hakerëve, ku të dhënat u shfaqën të mërkurën, kanë qarkulluar në internet.

Troy Hunt, krijuesi i faqes për njoftimin e shkeljeve, “Have I Been Pwned” pa të dhënat e rrjedhura dhe tha në Twitter se dukej “afërsisht ashtu siç është përshkruar”.

Nuk kishte të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e hakerit ose hakerëve pas shkeljes. Mund të ketë ndodhur që në vitin 2021, që ishte përpara se Elon Musk të blinte kompaninë.

Pretendimet për madhësinë dhe shtrirjen e shkeljes fillimisht varionin me llogaritë e hershme në dhjetor duke thënë se 400 milionë adresa emaili dhe numra telefoni ishin vjedhur.

Një shkelje e madhe në Twitter mund të interesojë rregullatorët në të dy anët e Atlantikut. Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë, ku Twitter ka selinë e tij evropiane, dhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së kanë monitoruar kompaninë në pronësi të Elon Musk për pajtueshmërinë me rregullat evropiane të mbrojtjes së të dhënave dhe një urdhër pëlqimi respektivisht nga SHBA. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instituti GAP: Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të teknologjisë arritën në 347.4 milionë euro

Instituti GAP: Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të teknologjisë arritën në 347.4 milionë euro

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Teknologji
Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Kalo në kategori