LAJMI I FUNDIT:

Turqia i tha NATO-s se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë mund të vijë para fundit të vitit, ka thënë një zyrtar amerikan

Turqia i tha NATO-s se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë mund të vijë para fundit të vitit, ka thënë një zyrtar amerikan

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka njoftuar homologët e tij të NATO-s, se po punon intensivisht për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në aleancë, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Bëhet e ditur nga mediat se ky lajm ka ardhur gjatë takimit të së martës, të ministrave të Jashtëm në Bruksel, ku është përfolur që procesi i ratifikimit të përfundojë para fundit të vitit.

Ministri Fidan ka konfirmuar përpjekjet e tij intensive për zgjidhjen e çështjes, duke theksuar se është vazhdimisht duke punuar në atë drejtim, transmeton Telegrafi.


Si Suedia ashtu edhe Finlanda, kërkuan të anëtarësohen në NATO, në maj të vitit të kaluar, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, ngriti kundërshtime në atë kohë për kërkesat e të dyja vendeve.

Megjithatë, shteti turk miratoi ofertën e Finlandës në prill, por e ka mbajtur Suedinë në pritje.

Kjo për faktin se, Turqia kërkon nga Suedia që të ndërmarrë më shumë masa të fuqishme kundër anëtarëve lokalë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohen si grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Stokholmi, në përgjigje të kërkesave të Turqisë, ka prezantuar një projekt-ligj kundër terrorizmit, dhe ka hequr kufizimet e eksportit të armëve në Turqi.

Por për të përfunduar procesi i ratifikimit, projekt-ligji duhet të miratohet nga komisioni turk i punëve të jashtme dhe pastaj të hidhet në votim në parlament.

Kohëzgjatja e këtij procesi ka shkaktuar tensione dhe ka shtuar sfidat e shtetit turk në lidhje me aleatët perëndimorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori