Një turist britanik që vdiq në një hotel luksoz Costa del Sol, pasi ra nga një ballkon mbi një spanjoll që ishte duke shijuar një pije të natës vonë në tarracën më poshtë, është fotografuar për herë të parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anthony Holmes, 49 vjeç, ra nga kati i shtatë në Antonio Gonzalez, 43 vjeç, pak para orës 02:00 pas mesnate në hotelin me pesë yje Melia Don Pepe në Marbella.


page 24 Anthony Holmes, 49 vjeç (majtas) ra nga kati i shtatë i një hoteli luksoz Costa del Sol mbi Antonio Gonzalez, 43 vjeç (djathtas)

Babai i dy fëmijëve, z. Gonzalez - i cili drejtoi një palestër në zonë - gjithashtu humbi jetën në tragjedinë e dyfishtë.

xx3

Spanjolli ishte me gruan dhe një grup shokësh kur gjeti vdekjen, raporton The Mirror.

xx4

Stafi në hotel tha që ata nuk do të bëjnë ndonjë koment ndërsa Policia Kombëtare në Malaga, e cila po heton, tha: 'Mund të konfirmojmë se dy burra kanë vdekur në një hotel në Marbella pasi njëri u zhyt nga kati i shtatë dhe ra në majë të një tjetri”. /Telegrafi/