LAJMI I FUNDIT:

Turistët vizitojnë shtëpinë e Enver Hoxhës

Turistët vizitojnë shtëpinë e Enver Hoxhës

Shtëpia e lindjes se ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha vazhdon të tërheq ende kërshërinë e vizitoreve dhe kryesisht të turisteve të huaj, të cilët e përfshijnë këtë banesë në guidat turistike për Gjirokastrën.

Aktualisht ajo funksionon si Muze Etnografik për rrethin e Gjirokastrës dhe trevën e Jugut. Shtëpia, një godine 3-katëshe e vendosur në lagjen Palorto daton qysh në shekullin e XIX-të. E ndërtuar gati një shekull me parë, në vitin 1913, kur Hoxha ishte 5 vjeç ajo u dogj nga një zjarr aksidental.

Gjatë zbatimit të projektit për rindërtimin e banesës në vitin 1963, hartuesit e tij u përpoqën, që në këtë banesë të tipizoheshin të gjitha karakteristikat më të arrira të një banese tipike gjirokastrite, duke filluar që nga tavanet, sergjenet, musandarate, papafingot etj. Pas rindërtimit shtëpia u kthye në Muzeun e Luftës Nacionalçlirimtare për Qarkun e Gjirokastrës.


Me këtë fizionomi funksionoi deri në vitin 1991. Pas një rikonstruksioni që pësoi nga dëmtimet e vitit 1997 aktualisht vazhdon të tërheqë të apasionuarit pas elementeve etnokultutore të zonës, por mbi të gjitha vazhdon të mbartë kërshërinë për vizitoret e huaj, si banesa ku lindi dhe jetoi periudhën e fëmijërisë ish-udhëheqësi komunist. /Koha e jonë/