Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka tash e sa kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e fundit mbetet “Amoni” që ajo e publikoi në tetor të vitit 2019, dhe që prej atëherë nuk u pa më me ndonjë projekt të ri muzikor.


Tuna mesa duket ka marrë vendimin që të largohet paksa nga muzika.

tunasejdi 116819199 315116976279439 3676909309193724281 n

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e tij ka konfirmuar që këngëtarja nuk ka në plan as edhe një projekt të ri muzikor në një periudhë afatgjatë.

Si rrjedhojë, edhe paraqitjet para publikut do të mungojnë dhe arsyet për këtë mbesin personale të këngëtares.

tunasejdi 107901866 1704282346389111 1582053667185555974 n

Tuna po e shijon e qetë jetën familjare në krahët e bashkëshortit të saj, Patrisit, dhe djalit të tyre të quajtur Tian. /Telegrafi/

tunasejdi 109738199 117383509825822 7493916366821564867 n