Pas humbjes së parë të sezonit në Como, Igor Tudor po përballet me presion të madh në stolin e Juventusit. Ndeshjet ndaj Real Madridit dhe Lazios do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Drejtuesit bardhezi i kanë dhënë kroatit një “besim të përkohshëm”, por çdo rezultat negativ mund të ndryshojë situatën brenda pak ditësh.


Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus po shqyrton disa alternativa për stolin. Në listë janë emra si Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino.

Në prapaskenë, drejtori i përgjithshëm Damien Comolli po analizon edhe një rikthim të mundshëm të Thiago Mottës, i cili është ende nën kontratë deri në vitin 2027.

telegrafi.com

Tuttosport shton në garë edhe dy trajnerë gjermanë: Edin Terzic dhe Marco Rose, të dy me eksperiencë te Borussia Dortmund.

Zërat pranë klubit raportojnë për një takim të ftohtë mes Tudor dhe Comollit, ku është diskutuar për ndryshime taktike dhe formacion me katër mbrojtës. Kroati ka mbetur i palëkundur në idetë e tij.

Marrëdhëniet mes stafit teknik dhe drejtuesve janë tensionuar, ndërsa mungesa e rezultateve ka thelluar edhe më shumë hendekun.

Tudor ka kontratë deri në vitin 2027 me opsion për 2028, por dy ndeshjet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ai do ta vazhdojë aventurën në Torino apo jo. /Telegrafi/

telegrafi sport app