LAJMI I FUNDIT:

Tuchel: Humbje e rëndë, mund të goditemi njëjtë edhe në Bernabeu

Tuchel: Humbje e rëndë, mund të goditemi njëjtë edhe në Bernabeu

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka paralajmëruar lojtarët e tij se mund të përballen me fatkeqësi në Madrid në ndeshjen e tyre të dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blutë u mposhtën nga Real Madrid në Stamford Bridge në ndeshjen e parë me superyllin francez, Karim Benzema, që realizoi një het-trik në Londër.

Dy golat e parë të Benzemas erdhën nga aksione të shkëlqyera të lojës nga skuadra e Carlo Ancelotti, por i treti ishte një dhuratë nga portieri i Bluve, Edouard Mendy.


Pavarësisht golit të Kai Havertz, Chelsea përfundoi duke humbur 3-1, dhe ata tani përballen me një detyrë të madhe në Madrid javën e ardhshme.

Real Madridi merr fitore spektakolare ndaj Chelseat nën regjinë e mbretit Karim Benzema
Lexo po ashtu Real Madridi merr fitore spektakolare ndaj Chelseat nën regjinë e mbretit Karim Benzema

Përvoja e Los Blancos shkëlqeu në pjesën e dytë dhe Tuchel pretendoi se gjërat mund të përkeqësohen edhe më keq nëse skuadra e tij nuk reagon.

“Është një humbje e rëndë. Ishte një nga pjesët e para më të këqija që kam parë nga ne në Stamford Bridge”, ka thënë fillimisht Tuchel për BT Sport pas ndeshjes.

“Individualisht dhe si ekip nuk mjaftonte. Ishte larg standardeve tona dhe kështu humbisni ndeshjet. Gjithmonë mund të ktheheni dhe ta fitoni atë, por kur e vrisni lojën vetë pas 45 minutash, është gjithnjë e më e vështirë”.

Notat e lojtarëve, Chelsea 1-3 Real Madrid: Karim Benzema ylli i mbrëmjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Chelsea 1-3 Real Madrid: Karim Benzema ylli i mbrëmjes

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të humbasim në Southampton dhe më pas do të na godasin në Bernabeu”, përfundoi gjermani i Bluve.

Chelsea kthehet në ndeshjet e Ligës Premier në shtëpi ndaj Saints këtë fundjavë përpara se të udhëtojë për t’u përballur me Real Madridin më 12 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori