LAJMI I FUNDIT:

Tryezë diskutimi për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin bankar

Tryezë diskutimi për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin bankar

Instituti GAP sot organizon tryezë me temë diskutimi “Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin bankar”.

Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve ka hyrë në fuqi në qershor 2018. Ky ligj është në harmoni me direktivat e BE-së dhe ka përmirësuar dispozitat në të mirë të konsumatorëve.

Hulumtimi trajton një pjesë të veçantë të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, konkretisht seksionin për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin bankar.


Disa prej pyetjeve që do të adresohen në tryezë janë: Sa i mbron ky ligj konsumatorët bankar në informimin e tyre para nënshkrimit të marrëveshjeve të kredisë?

Sa ka punuar Banka Qendrore e Kosovës në trajtimin e ankesave dhe edukimin e qytetarëve rreth produkteve e instrumenteve financiare?

Tryeza mbahet në Hotel “Sirius” prej orës 10:00. /Telegrafi/