Site icon Telegrafi

“Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë”, dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në një hotel në Dhërmi, nga pronari i hotelit, 43-vjeçari Gerald Shehu.

Dy bashkëpunëtorët në fshehjen e trupit të viktimës, Daniel Qosja dhe David Larti, kanë dhënë në Polici dëshmi tronditëse.

Ata kanë rrëfyer në Polici se autori Gerald Shehu kishte kërkuar që trupin e viktimës pasi e vranë, ta digjnin në furrën e picerisë, gjë që nuk u arrit për shkak të përmasave.

Sipas tyre, pas kësaj tentative është vënë në zbatim plani për ta fshehur trupin e Eraldos në guroren në Gjipe.

“Sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku mbeti i vrarë recepsionisti Eraldo Nevruzi, që u vra me dy plumba nga pronari i tij, kanë dalë detaje të reja nga dy bashkëpunëtorët e tij. 31-vjeçari është ekzekutuar në ambientet e hotelit ku punonte nga Gerald Shehu, në bashkëpunim me 2 punonjës të tjerë të hotelit.

Lexo po ashtu Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Njëri prej tyre, Daniel Qose, ka deklaruar se plani për të fshehur kufomën e 31 vjeçarit nuk ka qenë për t’u fshehur në guroren në Vuno, por për t’u asgjësuar trupi i tij në furrën e picerisë në ambientet pranë hotelit.

Ai shtoi se nuk kanë mundur dot që ta digjnin trupin e tij në furrën e picerisë, për shkak se Eraldo Nevruzi ishte shtatlartë dhe kanë vënë në zbatim planin për ta fshehur në gurore.

Po ashtu edhe bashkëpunëtori tjetër David Larti ka konfirmuar se autori Gerald Shehu ka dashur ta djegë trupin e viktimës, në furrën ku dogji sendet e tij personale. /EuronewsAlbania/

Exit mobile version