LAJMI I FUNDIT:

Trupi i tij nuk po i përgjigjet kimioterapisë, legjenda Pele po kalon momentet e fundit të jetës

Trupi i tij nuk po i përgjigjet kimioterapisë, legjenda Pele po kalon momentet e fundit të jetës

Lajme aspak të mira vijnë nga Brazili për legjendën e futbollit botëror, Pele.

Ikona e Brazilit dhe tre herë Kampioni i Botës me këtë Kombëtare është duke kaluar ditët e tij të fundit të jetës.

82-vjeçari prej disa javësh është i shtruar në spital pasi është duke vuajtur nga kanceri në zorrën e trashë.


Por mediat braziliane kanë raportuar se gjendja e Peles është përkeqësuar shumë dhe sipas asaj që thotë mjekësia, ai po kalon ditët e tij të fundit.

Pele është shtruar në spital ku po merr kujdesin e duhur nga një ekip mjekësh pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur si duhet kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrës së trashë.

Gjithmonë sipas lajmeve të fundi që vijnë nga Brazili, janë marrë masat nga mjekët për t’i lehtësuar dhimbjen legjendës Pele i cili është në fund të jetës së tij.

Ai u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, Brazil, të martën e kaluar, pasi ka simptomat e nga “ënjtjes së përgjithshme” dhe “dështimit të zemrës”.

Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose kushte potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.

Braziliani Pele nga shumë njerëz konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, pasi ai fitoi tre herë Kupën e Botë me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori