LAJMI I FUNDIT:

Trupat ruse futen në pjesët verilindore të Sirisë

Trupat ruse futen në pjesët verilindore të Sirisë

Në pjesët verilindore të Sirisë, me poligonet ushtarake apo bazat amerikane të boshatisura ose shkatërruara pas tërheqjes nga rajoni, ka filluar dislokimi i trupave ruse.

Sipas medias ruse, përforcimet mbërriten atje të premten, me 300 policë ushtarakë shtesë dhe 20 automjete të blinduara që përgatiteshin të dislokohen përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Kjo është pjesë e marrëveshjes që Moska negocioi me Ankaranë për dhënien fund të luftimeve me forcat kurde, të cilat mbështeteshin nga Shtetet e Bashkuara.


“Shtetet e Bashkuara kanë qënë aleati më i ngushtë i kurdëve vitet e fundit. Por trupat kurde u braktisën, dhe në thelb u tradhëtuan”, citon media ruse të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton VoA.

Në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper u duk skeptik, ndërsa hodhi dyshime mbi lëvizjet e Moskës.

“Pas gjashtë muajsh do të shohim se si po vepron Rusia në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Do të shohim çfarë ndikimesh ka mbi Rusinë, mbi interesat e saj”, tha Eseper të enjten në Bruksel, para një takimi me homologët nga vendet e NATO-s.

Ndërkohë këtu në kryeqytetin amerikan, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se veprimet e Kremlinit nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Amerika
Kalo në kategori