LAJMI I FUNDIT:

Trumpit pritet t’i ngritet aktakuza, pas “skandalit” me yllin pornografik

Trumpit pritet t’i ngritet aktakuza, pas “skandalit” me yllin pornografik

Ish-presidentit amerikan, Donald Trump pritet t’i ngritet aktakuza nën dyshimin se ka blerë heshtjen e një ylli pornografik pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Detajet e akuzave me të cilat do të përballet ende nuk janë bërë të ditura, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Një juri e madhe votoi për ta akuzuar atë për vepër penale, pasi hetoi një pagesë prej 130 mijë dollarë që dyshohet se e ka bërë Trump ndaj Stormy Daniels, yllit pornografik, në një përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një aferë të dyshuar.


Trump, presidenti i parë amerikan që do të përballet me akuza, mohon rastin.

Ai po hetohet edhe për disa raste të tjera.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg – i cili ka ndjekur çështjen – pritet të informojë Trumpin dhe avokatët e tij për aktakuzën së shpejti.

Trump, i cili jeton në Florida, do t’i kërkohet të paraqitet në New York për arrestimin e tij zyrtar dhe seancën e parë në gjykatë. Ai përballet me mundësinë e regjistrimit të gjurmëve të gishtërinjve dhe marrjes së një fotografie, si të gjithë të pandehurit në çështjet penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Kalo në kategori