Nga: Edward Luce / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Politika nuk bëhet më e thjeshtë se kaq. Votuesit amerikanë ka të ngjarë të përballen – në vitin e ardhshëm – me zgjedhjen midis një të pandehuri për krime që premton hakmarrje ndaj atyre që e akuzojnë, dhe një burri tjetër. Do të jetë referendum për shtetin e së drejtës.
Nëse njeriu i parë fiton, ai me siguri do t’i shpëtojë burgut për krimet e shumta të supozuara. Nëse fiton i dyti, i pari sipas të gjitha gjasave do të shkojë në burg. Nëse demokracia mund të zvogëlohet në një nga ato lojërat brutale të realitetit televiziv, kjo do të ndodhë. Këtë natyrisht se e pëlqen Donald Trumpi.
Pyetja nuk është nëse për qëllimet personale Trumpi fitimtar do ta përdorte makinerinë e drejtësisë . Ai vazhdimisht ka deklaruar se do ta përdor ligjin si mjet hakmarrjeje – dhe do ta bënte. Ia vlen ta marrësh fjalë për fjalë këtë që ai e thotë.
Pyetja është se deri në çfarë mase do të shkonte Trumpi, për të qëndruar jashtë burgut. Ai nuk ka asgjë për të humbur. Kjo është fantazma me të cilën përballet njeriu i dytë, Joe Biden.
Shumica e amerikanëve e kalojnë jetën pa krime në emër. Disa marrin dosje për gjëra relativisht të parëndësishme. Trumpi përballet me 71 padi për dy akuza – pagesat e tij të fshehta për një yll të pornografisë dhe fshehja e dokumenteve shumë të klasifikuara. Teorikisht, ai mund të përballet me shekujt prapa grilave.
Deri në kohën kur hetimet e tjera përfundojnë – në përpjekjet e tij për të përmbysur demokracinë amerikane më 6 janar 2021 dhe me përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet në Gjorgji – numri i padive mund të kalojë numrin 100.
Është çudi nëse cilado shoqëri e lirë do ta shpërblente kandidatin të tillë. Shumëkush e bën këtë. Shikojeni të ndjerin e Italisë, Silvio Berlusconi, i cili i kaloi dekadat në një derë rrotulluese mes fitoreve në zgjedhje dhe në sallën e gjyqit. Ose Benjamin Netanyahun e Izraelit i cili dëshiron të rrëzojë gjyqësorin e pavarur të Izraelit, në përpjekjen për t’i shpëtuar ditëve së veta në gjykatë.
Figurat e tilla ndërtojnë një kult rreth vetes, që në fund të fundit ka pak të bëjë me ideologjinë. Është fjala për atë që ata janë gati ta bëjnë – për të mbijetuar. Kanë sukses duke e ngatërruar ndjenjën e tyre të persekutimit me ndjenjat më të gjera të viktimizimit.
Kjo tregon se pse mbështetja për Trumpin, mes republikanëve, po rritet pas çdo aktakuze. Në disa sondazhe tashmë merr më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë – së bashku. Duke i bërë jehonë pretendimit se sistemin e drejtësisë Bideni e ka përdorur si mjet lufte, rivalët po dorëzohen para narratives së tij. Nëse Trumpi është viktima e sistemit, pse shqetësohet ai bashkë me ndjekësit e vet?
Mbetet për t’u parë nëse ish-guvernatori i Nju-Xhersit, Chris Christie – i cili është i vetëm në sulmin kokë më kokë me Trumpin – do të ketë rezonojë. “Shikoni sa i zemëruar është”, tha këtë javë Christie për Trumpin. “Nuk ka të bëjë kurrë me atë që po i bëhet shteti. I gjori unë, jam viktimë”.
Mençuria tradicionale është se rreziku ligjor i Trumpit e bën emërimin nga partia më të mundshëm dhe më pak të mundshme fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme. E para është padyshim e drejtë. E dyta është e hapur për dyshime.
Në vitin 2016 dhe në vitin 2020, Trumpi vazhdimisht tha se zgjedhjet do të manipulohen kundër tij. Në të parën, në lojë ishte thjesht krenaria e . Ndonëse fitoi kolegjin elektoral, sqima e Trumpit u dëmtua mjaftueshëm për të këmbëngulur se nuk e kishte humbur votën popullore ndaj Hillary Clintonit. Ai madje e nisi një hetim të pafrytshëm për ta zbardhur mashtrimin zgjedhor.
Rreziqet personale të Trumpit më 2020 ishin më të larta se më 2016, pasi tashmë ishte akuzuar dhe po përballej me disa hetime – kryesisht në çështjet e biznesit. Por, kjo ishte padyshim përpara se ai të fshehte dhjetëra kuti me materiale të klasifikuara në Mar-a-Lago, gjë që çoi në akuzën ndaj tij – në Majami, gjatë kësaj jave. Ende nuk akuzuar për nxitjen e një sulmi në Kapitoll Hill, për të parandaluar ratifikimin e fitores së Bidenit. Ishte gjithashtu para se të përpiqej të detyronte zyrtarët e zgjedhjeve në Gjorgji për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në secilën nga dy zgjedhjet e tij të para, Trumpi megjithatë i ndryshoi normat amerikane. Një nga thirrjet e tij të tubimeve të viti 2016 ishte “mbylleni”, duke e pasur Clintonin si shënjestër.
Për krahasim, ato ditë duken më të zbutura. Sa larg do të shkojë Trumpi – vitin e ardhshëm – për ta mbajtur veten jashtë burgut? Pyetja është retorike: vetëm mund të hamendësojmë se çfarë – nëse ka mbetur diçka – nuk do të mendonte të bëjë. Plusi është se shumica e votuesve amerikanë besojnë se akuzat penale kundër Trumpit duhet ta bëjnë të pakualifikuar për kandidimin e serishëm. Minusi është se karakteri dhe metodat e Trump nuk ishin krejt mister as në vitin 2016.
Shumica e zgjedhjeve moderne në ShBA fillojnë me një handikap afërsisht 50 me 50. Për shkak të veçorive të kolegjit elektoral, Trumpi do të ketë nevojë për rreth 47 për qind të votave për të qenë brenda rrezes së rifitimit të Shtëpisë së Bardhë. Kjo do të ishte karta e tij për të dalë nga burgu – dhe funerali i Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit