Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po shqyrton mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave jashtë vendit, ndërsa synon të bëjë ndryshime të rëndësishme në praninë e saj diplomatike në botë, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të siguruar nga CNN.
Në dokument rekomandohet mbyllja e ambasadave në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut. Lista përfshin gjithashtu pesë konsullata në Francë, dy në Gjermani, dy në Bosnje dhe Hercegovinë (Banja Llukë dhe Mostar), një në Mbretërinë e Bashkuar, një në Afrikën e Jugut dhe një në Korenë e Jugut.
Po ashtu, dokumenti sugjeron zvogëlimin e pranisë në misionet diplomatike të SHBA-së në Somali dhe Irak — dy vende që kanë qenë kyçe në përpjekjet kundër terrorizmit të SHBA-së — dhe “riformësimin” e posteve të tjera diplomatike.
Nuk është e qartë nëse Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka miratuar mbylljet e propozuara.
Ndryshimet e propozuara vijnë në kuadër të një reforme më të gjerë të pritur në agjencinë diplomatike të SHBA-së, ndërsa administrata, e nxitur nga Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE) i mbështetur nga Elon Musk, po ndërmerr hapa drastikë për të zvogëluar qeverinë federale.
CNN raportoi në muajin mars se Departamenti i Shtetit po ndërmerrte hapa për mbylljen e disa prej konsullatave të përmendura në dokumentin e brendshëm.
Ndryshe, ambasadat dhe konsullatat shërbejnë si pika të rëndësishme për Departamentin e Shtetit. Ato ofrojnë shërbime si përpunimi i vizave dhe ndihmë për qytetarët amerikanë në nevojë. Po ashtu, mbledhin informacion për ta dërguar në Uashington, dhe zyrtarët thonë se janë mjete të rëndësishme diplomatike ndërsa SHBA përpiqet të kundërpeshojë vende si Kina. Shumica e konsullatave nuk kanë staf të madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj

"E pashë dhe thashë, ky është vendi", zbulohet se ku Papa Françesku kishte urdhëruar të varrosej

Kush do të jetë Papa i ri? Përmenden disa emra

Vdekja e Papa Françeskut, vjen reagimi i Donald Trump

Shefi i spiunazhit të Erdoganit takohet me Hamasin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres