Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se policia nuk duhet të përdorë “metodën e ngufatjes” me anë të së cilës ndalon një person duke e shtrënguar në qafë në mënyrë që ai apo ajo të dorëzohet.
Trump tha në një intervistë për Fox News më 12 qershor se në përgjithësi, kjo metodë e përdorimit të forcës duhet të ndalohet.
“Mua nuk më pëlqen kjo metodë, por.. nganjëherë kur jeni duke e luftuar dikë i vetëm, është vështirë”, tha ai.
Këto komente vijnë pasi presidenti amerikan, ka thënë se përmes një urdhri ekzekutiv do të mund të inkurajojë departamentet policore që të zbatojnë “standardet aktuale profesionale sa i përket përdorimit të forcës”, në kohën e protestave kombëtare kundër racizimit, që janë nxitur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd sa ka qenë në mbajtje policore.
Trump, që garon për një tjetër mandat si president i SHBA-së, ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara, në mënyrë agresive, zhvillimin në komunitetet me minoritete, do të përballet me pabarazitë rreth kujdesit shëndetësor, duke investuar “shuma substanciale” në institucionet mjekësore, si dhe do të përmirësojë mundësitë për shkollim.
Demokratët në Kongresin amerikan po ashtu kanë kërkuar ndryshimin e legjislacionit, ku përfshihet heqja e metodës së shtrëngimit në qafë dhe kufizimi i mbrojtjes ligjore për policët. Edhe republikanët janë shprehur të hapur për reforma.
Në SHBA, shtetet janë duke rishikuar protokollet për të bërë ndryshime në përdorimin e forcës nga ana e policisë.
Në Mineapolis, vendi ku George Floyd ndërroi jetë gjatë mbajtjes, liderët votuan njëzëri për reformat që e kthejnë policinë në “polici të komunitetit”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës