Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ishte i gatshëm të zgjaste udhëtimin e tij jashtë vendit në Azi nëse Kim Jong Un i Koresë së Veriut dëshiron të takohet me të.

"Por do të doja shumë të takohesha me të nëse ai dëshiron të takohet. Unë shkova shumë mirë me Kim Jong Un...", tha Trump gjatë një takimi me gazetarë në Air Force One, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kujtojmë se presidenti amerikan kishte vënë në dukje edhe më parë gjatë një takimi të mëparshëm në bordin e Air Force One se do të ishte i hapur për t'u takuar me Kim Jong Un.

"Kam shkuar shumë mirë me të", kishte thënë ai.

Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta në botë të armatosura me armë bërthamore.

Dhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump u takua disa herë me Kim Jong Un.

Ai madje bëri histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që shkeli në Korenë e Veriut. /Telegrafi/