Presidenti amerikan, Donald Trump, thuhet se do të nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë, në vendin e së ndjerës Ruth Bader Sinburg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi i presidentit amerikan pritet të zbulohet të shtunën në Shtëpinë e Bardhë.


Emërimi mund të shkaktojë trazira në Senat për votimin e saj, derisa afrohen edhe zgjedhjet e reja presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Trump, ka insistuar herë pas here që anëtarja e re e Gjykatës së Lartë të zgjidhet përpara zgjedhjeve në SHBA.

“Vota finale duhet të kryhet përpara zgjedhjeve. Ne kemi kohë të mjaftueshme për këtë”, pati thënë ai. /Telegrafi/

UChicago Ruth Bader Ginsberg RBG Ruth Bader Sinburg, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë.

114504998 9d4fb16a 48f5 4a0c a4b9 c09efcc63bd0 Amy Coney Barret