Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar dizajnin e ri për aeroplanin e ri presidencial i njohur si "Air Force One", duke i prezantuar disa fotografi në Zyrën Ovale. Sipas tij do të ndryshojë ngjyra e tij e cila aplikohet nëfluturake që nga koha e Kennedy.  

Në aeroplanin aktual presidencial që e shfrytëzon presidenti Trump, dominon ngjyra e kaltër - ngjyra e Demokratëve dhe pikërisht për këtë Trump ka urdhëruar që në aeroplanin e ri të dominoj paksa më shumë e kuqja, transmeton Telegrafi.


1 99

Si rezultat i kërkesës së tij, aeroplani presidencial do të ngjasojë me atë të aeroplanit privat të Trumpit, Boeing 757, që gjatë fushatës së vitit 2016 masa e quante "Trump Force One".

2 44

"Kemi pasur zgjedhje të ndryshme", ka deklaruar Trump për ABC News, duke shtuar se ka prezantuar dizajnin e konceptit të tij.

3 31

Dy aeroplanët Boeing 747 që do të kushtojnë 3.9 miliardë dollarë, do të zëvendësojnë aeroplanët aktual - por ata do të jenë të gatshëm për përdorim në vitin 2024, dhe ekzistojnë pak gjasa që Trump të mos mund të udhëtoj me ta nëse nuk rizgjidhet president i SHBA-ve.

4 30

"Këtë po e bëjë për presidentët tjerë, jo për veten", ka shtuar Trump.

5 27

Aeroplani presidencial "Air Force One" kishte pësuar ndryshime gjatë administratës së presidentit John F. Kennedy, kur dizajneri Raymond Loeëy bashkoi forcat me Zonjën e Parë, Jackie Kennedy që ishin pro dominimit të ngjyrës së kaltër. /Telegrafi/