LAJMI I FUNDIT:

Trump pretendon se coronavirusi “thjesht do të zhduket”

Trump pretendon se coronavirusi “thjesht do të zhduket”

Presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se coronavirusi “thjesht do të zhduket”, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportuan një numër rekord të rasteve të reja.

“Unë mendoj se do të përballojmë shumë mirë situatën e coronavirusit. Pasi në një moment them se virusi do të zhduket, shpresoj”, tha Trump për Fox Business të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm të martën SHBA raportoi 48 mijë raste të reja në të gjithë vendin, shifër kjo rekorde që nga fillimi i pandemisë.


Ndërkohë në po të njëjtën ditë, tetë shtete raportuan nivele të larta ditore: Alaska, Arizona, Kalifornia, Georgia, Idaho, Oklahoma, Karolina e Jugut dhe Teksasi.

Ndryshe nga Trump, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha të martën se duke parë situatën aktuale, SHBA mund të përballet me nga 100 mijë raste të reja në ditë.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 2.6 milionë, ndërsa 127 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori