LAJMI I FUNDIT:

Trump mund të ulë tarifat ndaj Kinës për të lejuar shitjen e TikTok

Trump mund të ulë tarifat ndaj Kinës për të lejuar shitjen e TikTok

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të ulë tarifat që lidhen me Kinën për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për aplikacionin TikTok, të cilin do ta shesë pronari i tij, ByteDance. Trump gjithashtu ka thënë se është i gatshëm të shtyjë afatin deri më 5 prill për të gjetur një blerës të platformës që nuk është kinez.

Në muajin janar, Trump ka shtyrë implementimin e ligjit të miratuar nga administrata Biden për ndalimin e TikTok-ut. Ky ligj, i nënshkruar në vitin 2024, përfshin arsye të sigurisë kombëtare për urdhërin e shitjes ose ndalimit.

“Për TikTok-un, Kina gjithashtu do të duhet të luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e miratimit, gjë që mendoj se do ta bëjë”, ka thënë ai, shkruan bbc.


Trump: Nëse Kanadaja dhe BE-ja bashkohen për të na dëmtuar, do të vendos tarifa shumë më të larta ndaj tyre
Lexo po ashtu Trump: Nëse Kanadaja dhe BE-ja bashkohen për të na dëmtuar, do të vendos tarifa shumë më të larta ndaj tyre

Në përgjigje të komenteve, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës ka thënë se Pekini ka shprehur disa herë qëndrimin e tij për çështjen e tarifave dhe se ai ka qenë gjithmonë i qartë dhe konsistent.

Trump e ka komentuar këtë pas njoftimit për taksat e reja të importit prej 25 për qind për të gjitha automjetet dhe pjesët e automjeteve që vijnë në SHBA, një masë që kërcënon të zgjasë luftën tregtare globale.

Pengesa më e madhe për finalizimin e marrëveshjes për shitjen e biznesit të TikTok-ut, i cili vlerësohet në disa miliardë dollarë, ka qenë gjithmonë sigurimi i marrëveshjes nga Pekini. Aplikacioni shumë popullor përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë.

Trump, i cili ka kërkuar ndalimin e TikTok-ut gjatë mandatit të tij të parë si president, tani ka një llogari në këtë platformë. Ai ka më shumë se 15 milionë ndjekës dhe ka thënë se ka marrë miliarda shikime në aplikacion gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/