Site icon Telegrafi

Trump mund të fillojë të japë fonde të pjesshme për Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Sipas një dokumenti të rrjedhur nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se presidenti Donald Trump mund të vazhdo të japë fonde të pjesshme për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pas akuzave se kjo organizatë nuk i është përgjigjur si duhet situatës me pandemi.

Gjatë muajit të kaluar, Trump i ndërpreu fondacionet e Shteteve të Bashkuara për OBSH-në, që përbën gjysmën e fondeve vjetore të organizatës, duke e akuzuar për “keq menaxhim dhe fshehjen e përhapjes së coronavirusit”, transmeton Telegrafi.

“Organizata Botërore e Shëndetit ka qenë një fatkeqësi – gjithçka që kanë thënë ishte e gabuar dhe ata janë qendër e Kinës”, ka thënë ditë më parë presidenti Trump.

Bazuar në një dokument të rrjedhur nga Shtëpia e Bardhë, që e ka siguruar Fox News, thuhet se administrata e Trump ka vendosur ta ndihmojë OBSH-në me fonde të pjesshme.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara e ndihmonin Organizatën Botërore të Shëndetësisë me 400 milionë dollarë në vit, që është dhjetë herë më shumë se ndihma vjetore që e jepte Kina.

“Me gjithë mangësitë, unë besoj se OBSH ka ende një potencial të jashtëzakonshëm dhe dua ta shoh këtë organizatë të jetojë deri në këtë potencial, veçanërisht tani gjatë kësaj krize globale”, thuhet në draftin e dokumentit që besohet të jetë pranuar nga presidenti.

‘Kjo është arsyeja, pse unë kam vendosur që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë Organizatën Botërore të Shëndetit. Kina i detyrohet një borxhe të madh të gjithë botës dhe mund të fillojë me pagimin e pjesës së vet, për OBSH”.

Sipas këtij dokumenti, nëse Kina i rritë fondet, njëjtë do të veprojnë edhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version