Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është i hapur për një takim tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, edhe pse Pheniani ka dhënë sinjale se nuk është i interesuar për t’i rifilluar bisedimet bërthamore.
Trump i bëri komentet të martën në një intervistë me Greta Van Susteren të televizionit “Grey”.
“E kuptoj që ata duan të takohen dhe ne do ta bëjmë këtë me siguri”, tha Trump, duke shtuar se “do ta bëja nëse do të mendoja se do të ishte e dobishme”.
Van Susteren, e cila është gjithashtu një kontribuese e “Zërit të Amerikës”, e pyeti Trump nëse ai mendonte se një takim i tillë do të ishte i dobishëm, presidenti u përgjigj: “Ndoshta. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, kështu që ndoshta do të ishte (e dobishme)”.
Koreja e Veriut bëri të ditur dy herë gjatë javës së kaluar se nuk është i interesuar për bisedime të tjera me SHBA-në, duke insistuar se një takim tjetër do të sillte përfitim vetëm për situatën e brendshme politike të zotit Trump.
“Duke e thënë edhe një herë në mënyrë të qartë, nuk kemi ndërmend të ulemi ballë për ballë me SHBA”, tha të martën Kwon Jong Gun, një zyrtar i ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, për Agjencinë Qendrore të Lajmeve Koreane (KCNA).
Të shtunën, diplomatja e lartë e Koresë së Veriut, Choe Son Hui, tha se: “ne nuk e ndiejmë të nevojshme të ulemi ballë për ballë me SHBA-në, pasi e shohim këtë dialog asgjë më shumë sesa një mjet për të kapërcyer krizën e tij politike”.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se do të dëshironte që Trump dhe Kim të zhvillonin një takim tjetër para zgjedhjeve presidenciale amerikane që mbahen në nëntor.
Çështja e përparimit të bisedimeve të bllokuara bërthamore ishte pjesë e diskutimeve të mërkurën mes zëvendës sekretarit amerikan të Shtetit, Steve Biegun, në Seul me udhëheqësit e Koresë së Jugut.
Duke folur të mërkurën pas takimit me homologun e tij të Koresë së Jugut, Lee Do-hoon, Biegun minimizoi komentet e fundit të Koresë së Veriut.
“Unë nuk i marr udhëzimet nga zëvendës ministrja Choe Son Hui, apo nga ambasadori John Bolton”, tha Biegun duke iu referuar ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, i cili kohët e fundit publikoi një libër mjaft kritik ku fliste dhe mbi afrimin e Trump me Korenë e Veriut.
Muajin e kaluar, Biegun tha se një takim kokë-kokë para zgjedhjeve nuk ka gjasa të ndodhë, pjesërisht për shkak të shqetësimeve që lidhen me coronavirusin. Të mërkurën, ai nuk i adresoi publikisht shanset e një takimi tjetër.
Disa analistë kanë hedhur dyshimin nëse Trump ka përparësi të tjera, ndërsa kanë mbetur edhe katër muaj deri në zgjedhje. Trump ka një rënie në sondazhe dhe rendit pas Joe Biden, kandidatit të pritshëm të demokratëve për garën presidenciale.
Koreja e Veriut nuk shihet si një çështje madhore për zgjedhjet amerikane. Sidoqoftë, nëse Trump do të mund të ringjallte bisedimet me Korenë e Veriut, kjo mund të ndihmojë në nxjerrjen në pah të asaj që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e paralajmëruan dikur si një arritje të politikës së jashtme të Trump.
Udhëheqësi amerikan, Donald Trump, dhe ai i Koresë së Veriut, u takuan për herë të parë në qershor 2018-s në Singapor ku nënshkruan një deklaratë të shkurtër duke u zotuar se do të “punojnë drejt çarmatimit bërthamor të plotë të Gadishullit Korean”.
Megjithëse deklarata ishte me më pak përmbajtje sesa disa marrëveshje të kaluara mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, shumë analistë dhe zyrtarë shpresuan që qasja e veçantë “nga lart-poshtë” e dy udhëheqësve do t’i hapte rrugë përparimit të mëvonshëm të negociatave në nivelin e grupeve të punës.
Shpresat ishin të larta në shkurt të vitit 2019, kur Trump dhe Kim u takuan për herë të dytë në Hanoi të Vietnamit. Por takimi përfundoi papritur pasi të dy udhëheqësit nuk arritën të bien dakord se si të kombinonin lehtësimin e sanksioneve me hapat për të çmontuar programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Në qershor 2019-s Trump dhe Kim u takuan shkurtimisht në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë. Në tetor palët u angazhuan në bisedime në nivel grupesh pune që u mbyllën shpejt dhe pa rezultat. Që nga ajo kohë Koreja e Veriut i ka bojkotuar diskutimet.
Pheniani është zemëruar nga refuzimi i SHBA-së për të lehtësuar sanksionet dhe për të ofruar garanci si pjesë e një procesi çarmatimi bërthamor që do të ndodhë hap pas hapi. Administrata Trump kërkon që Pheniani të bjerë dakort që të heqë dorë fillimisht nga i gjithë programi i saj mbi armët bërthamore.
Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se marrëdhënia e tij me Kim Jong Un-in mbetet e fortë dhe e ka portretizuar afrimin e tij me të si një sukses, edhe pse Koreja e Veriut i rifilloi provat e shpeshta me raketa me rreze të shkurtër veprimi si dhe provokime të tjera.
“Që ta kuptoni, kanë kaluar pothuajse katër vjet që ne nuk jemi në një luftë. Pothuajse çdokush tjetër do të kishte qenë në luftë. Unë shkoj mirë me të, ne flasim, le të shohim se çfarë do të ndodh. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk na është dhënë merita që na takon”, i tha Trump gazetares Van Susteren.
Që kur Trump dhe Kim nisën bisedimet, Koreja e Veriut i ka ndaluar provat bërthamore me raketa me rreze të gjatë veprimi, por ka vazhduar me programin e saj të prodhimit të armëve bërthamore. Sipas disa vlerësimeve, Koreja e Veriut ka tashmë material të mjaftueshëm për prodhimin e rreth 40 bombave bërthamore.
I pyetur në lidhje me aktivitetin e vazhdueshëm të Phenianit për prodhimin e armëve bërthamore Trump u përgjigj:
“Do të duhet ta shohim. Nuk është bërë ndonjë dorëzim ende apo të tjera gjëra siç e dini. Ende jo. Në një moment mund të ketë. Dhe ne do të zhvillojmë diskutime shumë serioze e të mendojmë rreth kësaj gjëje, sepse mund të vijë një kohë kur diçka mund të ndodhë”. u shpreh ai. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj