Presidenti amerikan, Donald Trump sërish ka folur për planin personal të paqes në Rripin e Gazës.

Lideri amerikan tha se Gazën do ta udhëheq “Bordi i Paqes” dhe se kryetar i saj do të jetë personalisht ai.


“Dje në Shtëpinë e Bardhë paraqitëm një plan për paqen në Gaza. E bëmë publik dhe do të krijojmë diçka që quhet ‘Bordi i Paqes’. Ai do të sundojë mbi territorin dhe ne do ta realizojmë atë. Më pyetën nëse do të isha kryetar i bordit, nuk e kisha pritur këtë… por u përgjigja po dhe për këtë arsye, çdo lider, të gjithë duan të jenë në ‘Bordin e Paqes’”, shtoi 79-vjeçari.

Trump thotë se qeveria e tij tranzitore do t’i ruajë gjeneralët për konflikte të tjera, raporton skynews.

Kjo pjesë e propozimit ka ngritur pyetje serioze për të ardhmen e Autoritetit Palestinez, vetëm disa ditë pasi disa vende njohën formalisht një shtet palestinez.

Ndryshe, Hamasi ka 3-4 ditë afat që t’i përgjigjet këtij plani që e kanë mbështet shumë shtete. /Telegrafi/