Takimi Trump-Zelensky si duket po vazhdon me deklarata të forta.

“Ju po luani me një Luftë të Tretë Botërore", kështu raportohet se i tha presidenti amerikan atij ukrainas, shkruan skynews.


“Ose nënshkruani marrëveshjen ose ne jemi jashtë kësaj”, vazhdoi ai.

"Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë, sepse ju nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht", deklaroi Trump.

Republikani iu drejtua Zelenskyt: “Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë”.

Ndryshe, mbetet të shihet se çfarë do të sjellë ky takim i tensionuar midis dy liderëve. /Telegrafi/