LAJMI I FUNDIT:

Triumfon Trepça, kalon në finale

Triumfon Trepça, kalon në finale

Trepça ka mundur Bashkimin me rezultat 79:63 (19:21, 22:13, 20:14, 18:15), për tu kualifikuar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Pas një fillimi të barabartë, prizrenasit kishin epërsi deri në shtatë pikë, 13:20, por më pas u rikthyen mitrovicasit, ku çereku i parë përfundon 19:21.

Lojë e barabartë ishte në shtatë minutat e parë të periudhës së dytë, por ‘Xehetarët’ në fund u shkëputën, duke shkuar në pushim me shifrat 41:34.


Skuadra nga Mitrovica vazhdoi me lojë të mirë në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku kishte epërsi deri në 17 pikë, 61:44, ndërsa katër pikë radhazi nga prizrenasit bënë që rezultati pas 30 minutash të ishte 61:48.

Portokallezinjtë u munduan të rikthehen në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Trepça triumfoi 79:63.

Te mitrovicasit u dalluan Ken Brown me 17 pikë dhe Adam Grant me 15, kurse te prizrenasit u dalluan Prentis Nixon dhe Fahro Alihoxhiq me nga 14 pikë.

Trepça në finale do të përballet të dielën me Sigal Prishtinën nga ora 17:00.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori