LAJMI I FUNDIT:

Tri super sfida ditën e sotme në Ipko Superligë, vëmendja në Drenas

Tri super sfida ditën e sotme në Ipko Superligë, vëmendja në Drenas

Java e tretë në elitën e futbollit kosovar filloi me ndeshjen Dukagjini – Drita.

Gjilanasit shënuan fitore të thellë me rezultat 0-4 duke konfirmuar se janë ndër ekipet pretendente për titullin e kampionit.

Por ditën e sotme (e shtune) na presin tri super sfida të tjera në Ipko Superligën e Kosovës.


Padyshim që vëmendja e adhuruesve kosovar të futbollit do të jetë në Drenas, ku përballë do të jenë dy kandidatët për titullin e kampionit, Feronikeli dhe Prishtina.

Nikli ka një fitore dhe një humbje në dy takimet e para, ndërsa Prishtina vetëm një barazim pasi ndeshja e javës së dytë është shtyrë.

Të dy ekipet futën në këtë takim për të marrë maksimumin e pikëve për të vazhduar garën për titullin e kampionit.

Takim tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Llapi pas humbjes së thellë ndja Drenicës do të jetë nikoqir i Ballkanit që e ka nisur për mrekulli edicionin e ri.

Tahir Batatina dhe Ismet Munishi njihen për futboll sulmues dhe ky takim pritet të dhurojë spektakël.

Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar.

Flamurtari pas humbjes 3-0 nga Drita pret Ferizajn që gjithashtu ka pësuar humbje me rezultat identik nga Gjilani.

Dy ekipet synojnë marrjen e pikëve dhe kjo e bënë tejet interesant këtë sfidë.

Të tri ndeshjet do të fillojnë me orar të ri nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori