Mashtruesit serialë ose individët me histori të përsëritura të tradhtive e fusin çdo marrëdhënie në një situatë komplekse
Ky është një model i rrezikshëm sjelljeje që mund të ketë pasoja emocionalisht shkatërruese për të gjithë personat e përfshirë në situata tradhtie.
Sipas psikologëve, janë tre momente apo shenja të zakonshme që tregojnë se partneri/ja juaj është një tradhtar serial.
E kaluara e trazuar dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë
Tradhtarët serialë shpesh jetojnë me plagët e një historie të kaluar. Këta individë, thonë psikologët, mund të kenë përjetuar ngjarje në familje si braktisja ose kanë qenë dëshmitarë të tradhtive të prindërve. Nisur nga këto situata, ata ndihen të paplotësuar, kanë vetëvlerësim të ulët dhe frikë nga refuzimi. Të gjithë këta faktorë i çojnë drejt krijimit të lidhjeve romantike të pasigurta, shkruan Psychology Today.
Ankthi i të qenit beqar dhe mungesa e përfshirjes emocionale
Një studim i publikuar në Personality and Individual Differences gjeti një lidhje midis ankthit të lidhjes, frikës për të qenë beqar dhe tradhtisë brenda marrëdhënieve në çift. Individët që kanë ankth më të madh kanë frika nga të qenit beqarë. Ata kanë frikë nga vetmia ekstreme, prandaj kur hyjnë në një marrëdhënie shkëputen nga emocionet për t’u përballur me frikën nga braktisja apo vetmia, citon Anabel.
Sjellje impulsive dhe mungesë e vetëdijes
Impulsiviteti është një faktor kyç në sjelljen e tradhtarëve serialë, pasi këta individë e pranojnë më lehtë tradhtinë. Ata veprojnë sipas dëshirave të tyre pa menduar për pasojat, pasi janë gjithmonë në ndjekje të emocioneve dhe gjërave të reja në një lidhje. Tradhtarët serialë mund të mos i kuptojnë faktorët që i çojnë drejt këtyre zgjedhjeve, pasi për ta emocionet kanë më pak rëndësi se aventurat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shenjat e zodiakut që analizojnë më së miri njerëzit

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Nëse njihni dikë që mendon se është personazhi kryesor... kontrolloni datën e lindjes!

Historiku i racës së qenit Molos
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Forcojini barkun dhe vithet me këto ushtrime të thjeshta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe