Si e zgjedh personelin njeriu që e udhëheq kompaninë më të madhe në botë për tregimin online Amazaon?
Sipas një letre dërguar bashkëaksionarëve në vitin 1998, Jeff Bezos praktikon një formulë me tri pyetje, e cila jo vetëm ndihmon në shfaqjen e potencialit të punëtorëve por ndihmon në rritjen e nivelit kulturor dhe përshtatjes në kompani. Keni kujdes se testi i Bezos gjithashtu mund të zbatohet edhe për marrëdhëniet tona personale.
Telegrafi iu përcjell pyetjet udhëzuese që Bezos përdor për të zgjedhur talente të reja dhe si mund të përdoren për të përcaktuar nëse një marrëdhënie e re mund të jetë diçka e veçantë ose potencialisht toksike.
A do ta admironi këtë person?
“Unë gjithmonë kam punuar fortë me njerëzit që admiroj dhe i inkurajojë punonjësit këtu të jenë po aq kërkues. Nëse mendon për njerëzit që ke admiruar në jetën tënde, me shumë mundësi ata janë njerëz prej të cilëve ke mësuar apo ke marrë shembull” thotë Bezos, shkruan Goal Cast, përcjell Telegrafi.
Të kalosh kohë me njerëzit që admiron jo vetëm që do të të bëjë të përjetosh një eksperiencë pozitive, por gjithashtu do të ndihmojë me rritjen tënde personale.
A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efektivitetit në grupin ku po hyn?
Ndërsa, Bezos kërkon të kuptojë aftësinë e një personi për risi dhe etikën e punës me këtë pyetje, nuk është një ide e keqe për të marrë në konsideratë edhe nivelin e efektivitetit të një marrëdhënieje të re. A do t’ju lënë që të mbani më shumë ngarkesë emocionale nga puna apo janë në dispozicion të ndajnë punët dhe të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme?
Për t’u siguruar që një marrëdhënie e re të nisë me këmbë të mbarë duhet të siguroheni që të dyja palët janë gati për të ndarë punën emocionale.
Në cilin dimension mund të jetë ky person një ‘superstar’?
“Shumë njerëz kanë aftësi unike, interesa dhe perspektiva që pasurojnë mjedisin e punës për të gjithë ne. Është diçka që s’ka të bëjë me punën e tyre. Një vajzë në personelin tim është kampione e Konkursit Kombëtar të Germëzimit. Dyshoj se kjo e ndihmon në punën e saj të përditshme, por e bën punën këtu më argëtuese nëse e fton gjatë pushimit për një sfidë të shpejt me fjalë të vështira si ‘onomatope’!”, shkruan Bezos.
Ndoshta pyetja më e dukshme, por lehtësisht e anashkaluar nga të gjithë është se çfarë do ta ndajë këtë person nga pjesa tjetër e njerëzve në jetën tënde? Çfarë i sjellë ai rrethit tuaj personal? A do të përputhen talentet e tij me tuajat?
Mund të kuptosh shumë për një person nga gjërat që e tërheqin dhe çfarë ka arritur në të shkuarën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Përgatituni për suksesin në 2025, shqiponjat drejt suksesit, Zurich – Zvicër
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit