Elita e futbollit kosovar rikthehet pas një pauze dy javore.

Ipko Superliga e Kosovës ishte në pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, ndërsa ditën e sotme do të zhvillohen tri ndeshje.


Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku përballë janë dy pretendentët për titull, Feronikeli dhe Gjilani.

Kampioni në fuqi i Kosovës në këtë takim vije pas dy rezultateve jo të mira, ku ka pësuar një humbje dhe ka barazuar në një takim tjetër.

54155054 2652200364822699 9057013646944632832 n 1

Në anën tjetër Gjilani është në formë të mirë dhe në dy duelet e fundit ka triumfuar.

Aktualisht Gjilani ndodhet e treta në tabelë me 18 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, derisa Feronikeli është e pesta me 16 pikë.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi do të përballet me Trepçën ’89.

Llapjanët nuk do të kenë përkrahjen e tifozëve pasi i është dënuar fusha nga FFK.

Ndërkohë në Klinë do të zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave të rikthyer në Superligë, ku Dukagjini pret Vushtrrinë.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app