Mrekullitë natyrale të botës kanë forma e madhësi të ndryshme.

Duke filluar nga bregu Na Pali në Hawaii e deri te Verdon Gorge në juglindje të Francës, më poshtë i keni vendet më të mahnitshme të planetit, transmeton Telegrafi.


Deti i Vdekur, Izrael dhe Jordani

I gjendur nën 400 metra mbi nivelin e detit, Deti i Vdekur është pjesa më e ulët me ujë në sipërfaqen e Tokës.

Gjendet në një shkretëtirë dhe përmban një sasi të madhe të kripës, prandaj është vend i përsosur për të lundruar.

Ndonëse uji është jashtëzakonisht i bukur vetvetiu, depozitat dhe kolonat me kripë që rriten mbi ujë ia japin këtij deti një pamje unike dhe mbresëlënëse.

1 236

Salar de Uyuni, Bolivi

Kur liqenet afër dalin nga shtrati, ato krijojnë një sipërfaqe magjepsëse të pasqyrës e cila e reflekton qiellin dhe retë përmbi.

Salar de Uyuni është vendi më i madh i llojit të vet dhe mbulon mbi 6,500 km katrorë të Altiplanos.

2 103

Skogafoss, Skogar, Islandë

Skogafossi nuk rrjedh nga një, por nga dy akullnaja (Eyjafjallajokull dhe Myrdalskjokull).

Sipas një legjende, një viking me emrin Thrasi e kishte fshehur qypin e vet me ari nën këtë ujëvarë mbresëlënëse. /Telegrafi/

3 79