Barcelona ka një skuadër të jashtëzakonshme, por do të futet fuqishëm në afatin kalimtar veror për përforcime. 

Eliminimi nga Liga e Kampionëve nga AS Roma, ka ndikuar keq në klubin blaugrana.


Katalunasit tani duhet të mendojnë të bëjnë pa Andres Iniestas, për të cilin nevojitet një zëvendësues.

Hendeku është i i mbetur ai konsiderohet legjendë spanjolle dhe do të jetë e vështirë për t'u plotësuar vendi i tij, por Barcelona duhet të bëjë disa blerje për ta minimizuar humbjen e tij.

Ndërsa ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm në skuadër, blerjet e zgjedhura nga klubi do ta bënin skuadrën ideale.

Nënshkrimi i lojtarëve do të bënte një 11-she shumë të fortë.

#3 Marco Verratti

Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti është qe një kohë të gjatë një objektiv i klubit nga  Camp Nou.

Rregullat e FFP do ta detyrojnë PSG-në që të shes lojtarëpas blerjeve të Kylian Mbappe dhe Neymar.

Me Verrattin, Busquets dhe Rakitic e Paulinho, mesfusha do të kthehej ndër më të mirat në botë.

verratti 1

Luis Suarez dhe Lionel Messi në sulm e Philippe Coutinho e Ousmane Dembele krahëve do ta kompletonin fazën ofensive.  Lojtarin e duan edhe Manchester United dhe Real Madridi ndërsa vlen 80 milionë euro.

#2 Antoine Griezmann 

Një nga lojtarët tjerë me të cilët është e lidhur Barcelona është Antoine Griezmann. Ylli i Atletico Madridit ka një klauzolë për të cilën Barcelona janë gati ta paguajnë.

Ai do t’i bënte konkurrencë Luis Suarezit dhe Lionel Messit.

griezmann 1

Me francezin formacioni do të ishe 4-3-3 me Griezmann-Suarez-Messi.

#1 Kalidou Koulibaly

Gerard Pique mbetet ndër më të mirët në botë, ndërsa në krahë e ka Samuel Umtitin.

Thomas Vermaelen dhe Yerry Mina, nuk kanë bindur, ndërsa Kalidou Koulibaly, mbetet lojtari më i pëlqyer për mbrojtjen.

Koulibaly

Me Koulibaly dhe Yerry Mina në skuadër, Valverde do të kishte mbrojtës shumë të fuqishëm. /Telegrafi/